6 gusht 2015 – Dy muaj pas masakrës së trefishtë ndodhur në Thumanë, policia arriti të vinte në pranga autorin e fundit të dyshuar. Pëllumb Kora, 26 vjeç, përfundoi në pranga pas dy muaj kërkimesh për të. Kora u arratis pas masakrës së 5 qershorit në Krujë, ku humbën jetën tre pjesëtarët e familjes Çeku, Fran dhe Arben Çeku, si dhe Eno Rama.

Gjykata e Krujës kishte dhënë në mungesën masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin. Dy vëllezërit e tij Daniel dhe Besnik Kora, përkatësisht 28 dhe 40 vjeç, si dhe për të atin Gurali Kora, 79 vjeç, janë dënuar me burg pa afat.

Një ditë pas vrasjes së trefishtë, dy vëllezërit e familjes Kora pranuan pjesëmarrjen në vrasje, por pa rrëfyer se cilët prej tyre kanë qëlluar konkretisht ndaj pjesëtarëve të familjes Çeku.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/