5 gusht 2015 – Një baba shqiptar i pashpirt, ka braktisur djalin e tij 15 vjeç në afërsi të një stacioni metroje në Milano.

Djali i pafat ka fjetur dy net jashtë pa ushqim dhe para, pasi babai i la vetëm pasaportën në xhep dhe u zhduk, shkruajnë mediet italiane.

Pas 48 orësh vuajtje, 15-vjeçari ndaloi një grua dhe i kërkoi ndihmë, e cila e shoqëroi adoleshentin në zyrën e emigrantëve të Caritas-it, ku edhe lajmëroi policinë.

Adoleshenti shpjegoi në polici se së bashku me të atin kishin ardhur me traget nga Shqipëria në Bari. Më pas kanë shkuar me autobus për në Milano, ku dhe i ati e braktisi në mënyrë mizore.

Policia po punon për gjetjen e babait të papërgjegjshëm.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/