25korrik 2015 – Zaho ka lindur në të njëjtin muaj me të atin, kryeministrin Edi Rama. Sot ai mbush 1 vjeç, fryt i martesës së kreut të qeverisë me Linda Ramën, (Basha).

Burime nga stafi i kryeministrit tregojnë se sot do të organizohet një festë private për ditëlindjen e Zahos. Çifti ka dy fëmijë nga martesat e mëparshme.

Zaho, i ardhur në jetë një vit më parë në një spital jashtë vendit, mori dhe bekimin e Papa Franceskut në shtatorin e shkuar, gjatë vizitës së tij 1 ditore në Tiranë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/