24 korrik 2015 – “Jam lodhur duke ndenjur e fshehur. Nëse mundesh, thuaji Iglit tim që do ta pres të gjithë jetën dhe se do ta dua gjithmonë”.

Këto janë fjalët e Ambera Salijit, të dashurës së killerit shqiptar, Igli Metës i cili theri me thikë për shkaqe xhelozie shokun e tij Ismael Lullin.

“Corriere della Sera” shkruan se Ambra (siç e thërrasin italianët) i ka thënë këto fjalë duke ulëritur nga ballkoni i një pallati 3-katësh, e cila ishte e shoqëruar dhe nga mamaja e motra e saj. Biseda nuk është e lehtë për t’u zhvilluar me një distancë prej disa metrash, gazetari italian në rrugë, dhe Ambra majë katit të dytë, por gjithsesi ajo pranon të rrëfejë diçka.

“Igli, ka kryer një vrasje brutale, ai theri një person në moshë të re, mori jetën e tij. Është e mundur që ju ta justifikoni?”, e pyet reporteri italian.

Ambra përgjigjet e sigurt dhe bën një gjest me dorë.

"Po, ai theri, dhe nuk e justifikoj, por nuk duhet ta bënte atë. Unë po arrij të kuptoj që nuk është e lehtë për t’u kuptuar. Mund t’ju dukem e çmendur, e pandjeshme, një person që dëshiron të mbështesë  një vrasës. Por unë e dua atë, ai është mashkulli im.

E njoh prej katër vjet e gjysmë, që kur u lidhëm. Ai është një djalë i ëmbël, e di se me çfarë brumi është gatuar, e njoh zemrën e tij. Nuk është i dhunshëm."

Sërish gazetari i “Corriere della Sera”-s, bërtet dhe tashmë me një zë akoma më të fortë.

"Theri një djalë të pafuqishëm dhe të lidhur?"

 Dhe 19-vjeçarja kaq e dashuruar me të dashurin e saj vrasës përgjigjet menjëherë pa hezitim:

“Ai ishte thjesht i verbuar nga xhelozia. Sigurisht që nuk duhet ta bënte këtë.”

Shkrimin e “Corriere della sera”-s mund ta gjeni të plotë këtu: Parla Ambra, la ragazza del killer di Ismaele: Lo ha ucciso per me. Ma lo aspetterò tutta la vita

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/