17korrik 2015 – Babai i studentes së vetëvrarë, Bajram Xherahu, thotë se e ka veshur nuse ditën e djeshme të bijën, kur e përcolli në banesën e fundit. I pyetur nga gazeta Panorama, ai mohon deklarimet e policisë së e bija ishte hedhur nga godina e hotelit ku qëndronte për dashurinë e një vajze.

“Nuk e konceptoj dot që vajza të lidhet me një vajzë” u shpreh ai, ndërsa nuk di çfarë të thotë për motivet e vetëflijimit.

Ndërkohë, policia po kryhen hetime për ngjarjen, për të saktësuar se kush ishte “Xhoi”, personi që nuk iu përgjigj dashurisë së 20 vjeçares Ida Xherahu.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/