16korrik 2015 – Modelja Viktoria Xipolitakis nga Argjentina udhëtoi drejt Paraguajit për të takuar Papën, i cili po zhvillon një tur në Amerikën Latine. Por, 29-vjeçarja është kthyer pas nga rojet e Papa Françeskut, për shkak të veshjes së saj aspak të përshtatshme.
Ajo mbante një kanotiere të bardhë dhe pa recipeta, duke bërë që të mos ketë asnjë tolerim.
Vetë Viktoria deklaroi se qëllimi i saj ishte që Papa ta bekonte dhe t’i falte mëkatet.
Gati 6 muaj më parë, ajo u bë shkak që të largoheshin nga puna 2 pilotë të Austrian Airlines, sepse ata bënë foto me modelen, së cilës i lanë dhe kontrollin e avionit për pak sekonda.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/