16 korrik 2015 – Humbet jetën pas asfiksimit në pus një 25-vjecar nga fshati Samurrë i Elbasanit. Viktima Ardian Sinani, po punonte për hapjen e një pusi uji së bashku me shtetasin tjetër Isa Bardhi, 50 vjeç, i cili u asfiksua gjithashtu.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, dhe fatkeqësisht i riu ndërroi jetë menjëherë pasi u dërgua në spitalin rajonal të Elbasanit, ndërsa 50-vjeçari arriti të mbijetonte.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, për të cilën dyshohet se ka qenë aksidentale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/