16 korrik 2015 – Arrestohen dy të rinj, si të dyshuar për vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Vorë.
Mësohet se mëngjesin e sotëm, në prangat e policisë kanë përfunduar shtetasit Luan Shkalla, 18 vjeç dhe R.V., 17 vjeç.
Gjatë një sherri të ndodhur në një pishinë të Vorës, dy të rinjtë vranë me thikë Klevis Dishën, 19 vjeç nga Nikla.
Gjithashtu, dyshohet se ata janë autorë edhe të plagosjes së 4 të rinjve të tjerë: Xh.D, 16 vjeç, M.K., 22 vjeç, L.D., 22 vjeç, dhe K.D. 23 vjeç.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/