15 korrik 2015 – Pas zbardhjes së vrasjes të marangozit 32-vjeçar në Sarandë, Edmond Theodhori, janë publikuar dhe pamjet e arratisjes së autorëve të krimit.
Në videon e publikuar nga ‘Panorama’, duken 5 persona të cilët vrapojnë me nxitim njëri pas tjetrit, menjëherë pasi kishin ekzekutuar me armë zjarri 32-vjeçarin.
Ndërkaq, ditën e djeshme u arrestuan tre prej autorëve të këtij krimi, ndërsa tre të tjerët janë ende në kërkim (Lexo: Zbardhet krimi, 6 vetë nga Kruja e Laçi vranë marangozin).
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/