14korrik 2015 – Me burg të përjetshëm u dënua sot Emiljano Yzeiraj, i cili në janar të vitit të shkuar vrau me sopatë burrin e të dashurës. Jetmir Lazaj mbeti viktimës e tre goditjeve me sopatë, që Yzeiraj ia dha, me qëllim që të fitonte lirinë nga martesa dashnora, M.Lazaj.
Ngjarja ndodhi në Kalenjë të Mallakastrës, pas një lidhjeje të gjatë intime mes autorit dhe gruas së viktimës. Para se të kryente krimin, autori e quante “ky budallai” burrin e dashnores, derisa e ekzekutoi. Por tashmë ai duhet të jetojë pas hekurave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/