14 korrik 2015 – Këngëtarja Aurela Gaçe, ka ndarë me ndjekësit e faqes së saj në Facebook një sekret të dhimbshëm nga e kaluara e saj. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur para 14 vitesh, pikërisht në dhjetor të 2001-shit, vetëm 10 ditë para se Aurela të fiotnte Festivalin e Këngës. U grabit dhe u sulmua nga një 18-vjeçar, e si pasojë i mbetën shumë shenja në fytyrë. Këtu nis dhe thelbi i asaj që Aurela do të tregojë nëpërmjet këtij statusi për shpirtin e vogël të disa artistëve.

Me shenja të zeza rreth syve dhe me nofull të lënduar, Aurela nuk mund të dilte në festival në atë gjendje. Kjo sipas këngëtares, vetëm i ka bërë qefin artistëve kolegë, të cilët fërkonin duart prej situatës ku ndodhej Gaçe. Nuk e psyesnin si ishte, por vetëm shpresonin që të kishin një pretendente më pak në garë.

Por, me forcën, impulsivitetin, energjinë e pashtershme që e karakterizon, Aurela ia doli mbanë dhe madje e fitoi atë festival, pavarësisht gjendjes së saj dhe xhelozisë së konkurrentëve.

Statusi i plotë i Aurela Gaçes:

“10 dite para se te kendoja Ne kete festival, mua me ndodhi nje incident. Nje 17-18 vjeçar, shikon nje vajze qe flet ne tel dhe sic ndodh rendom, ai sulmon te rrembeje Telefonin, canten a c'ti dale perpara. Kjo gje me ndodhi atehere, Dhjetor 2001. 

Ai me sulmoi nga mbas, me goditi ne nofull, mori celularin dhe iku. Nga goditja, mua me ra te fiket. Atehere nuk kishte rrjete.sociale , e as shtypi roze pothuaj nuk figuronte, prandaj dhe shume njerez nuk e dine kete, pervec familjes,policise (ku une bera denoncimin) dhe sigurisht bashkepunetoret e mij per kengen "Jetoj ".

Behej fjale qe une te mos merrja pjese ne festival mbasi isha me shenja te zeza rreth syve nga rrezimi me fytyre ….nofulla kerciste, nuk mund ta hapja per te kenduar….. Edhe a e dini cfare???? artistet kolege ferkuan duart. Nuk me pyesnin si ndihesha, megjithese shkoja ne prova me shenja, por duke besuar se nuk do te arrija dot te behesha mire, thoshin "Ah iku edhe nje pretendente " 
Si me magji, shenjat u zbuten, ngeli pak enjtje rreth syve… Nofulles I beja ushtrime qe te arrija t'a mbaja ne gjendje… Dola ne skene. Po kendoja keq. E ndjeja se Isha e mpire, emocionet me kishin bere akull, zerin nuk e perdorja dot sic doja dhe syte I mbaja mbyllur pothuaj gjate gjithe Kenges si ai struci qe fsheh koken ne rere. Me dukej se po te hapja syte, njerezit do te kuptonin cfare po kaloja ne ato minuta…. Shkoj mbas skene. Artistet kolege erdhen me rrahen krahet. Bravo -thane -shume bukur. 
E nderkohe une e dija shume mire se si dola….. PRITA per Finalen. 
Dola. Kisha tjeter emocion. Isha gati te "shqyeja kengën " syte hapur drejt ne kamera e ne publik….. " sa kam deshire te pres, kur ke se ke te presesh, ke nje enderr, ke nje shprese "

Publiku reagoi, duartrokitjet bene te kthehesha ne skene….. Shkoj mbas skene. Artistet kolege u zhduken, nuk i kisha rrotull te me rrihnin krahet perseri. Nuk po kuptoja. Aq keq ishte? Ne fakt, publiku ma dha pergjigjen. Duartrokitjet e tyre m'u pergjigjen. Edhe sot e duartrokasin ate kenge te krijuar nga Adrian Hila e Jorgo Papingji. Edhe juria I dha Kenges vendin e pare…. Nderkohe qe koleget me bene te kuptoj kaq shume… Kaq shume mbi rracen qe quhet artist
perpara kjo lloj rrace luftonte per ndonje finale, per ndonje cmim ne festival. Sot lufton per pak me shume Se kaq… Per ndonje koncert… Per pak zhurme qe do t'u sjelle pak me shume pune. Por qe nga kjo pune asnjehere nuk arrijne te paguajne pa u kerkuar favore Grimieres, stilisteve, Atyre qe kujdesen per floket, videot, kenget… Sepse aq eshte edhe ajo pagese qe marrin neper ato pak ose me shume koncerte. 
Por nese atehere mua me dhane nje mesazh dashurie artistet kolege, sot me besoni qe nese ndahesh nga kjo jete, Atyre ne te vertete thelle thelle, pa e kuptuar as vete, kane nje gezim. Sepse mendojne se do te kene me shume pune me largimin e dikujt. 
Artistet pretendohet se duhet te jene te mire, me shpirt te madh. por jane te pakte, me gishta mund ti numeroj ata qe jane shume rehat me veten, qe vazhdojne punen sepse e duan ate qe bejne. … Qe e dine qe jane unike dhe s'kane pike xhelozie per askend. 
Pjesa tjeter qe nuk i numeroj dot, po te mundnin…ah sikur vetem te mundnin….syte e tyre,veprat e tyre thone "Sikur te rrezohet ura "

Faleminderit artisteve te mij te pakte qe me Duan. 
Dhe falenderoj me shpirt ata qe me japin leksione perdite mbi rracen qe quhet artist. 
Cfare do lloj suksesi te arrini, ne fund askush nuk merr asgje me vete. 
Mundohem te jap pa u.menduar…. Duke mbeshtetur dike edhe kur nuk hyjne tek miqesite…. Dua te harroj faktin qe shpesh jane shume shume te vegjel, Aq te vegjel sa. … Nuk ja u kthej me te njejten monedhe, por thjeshte doja t'a nxirrja nga shpirti ate qe me trazon shpesh nga veprimet tuaja prej njerezve kaq te vegjel. 
Faleminderit kolege….nuk kam pritur kurre te marr cfare jap, por fallcitetin se duroj dot….dhe nuk mund te mos shprehja ate cfare ndjej. 
Ata qe e lexojne e dine mire. Sepse e dine vete kush rreh krahet e nderkohe thote " sikur te rrezohej ura " 
Por rrezimi I ures varet nga krijuesi. Jo nga deshirat tuaja….nuk di vertete, a te mbyll dyert e zemres e te behem si ju???? Emmm kam frike se nuk e bej dot, sepse kur lindim e rritemi, marrim tiparet tona, e ato nuk i.ndryshojme dot

Falni dashuri o njerez artiste sepse jeta eshte kaq,po kaq e shkurter”.

(Shkrimi i këngëtares nuk është korrektuar, është në origjinal)

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/