14 korrik 2015 – Drejtori i hipotekës në Lushnje së bashku me shoferin e tij, u arretuan në flagrancë, pasi akuzohen se i kanë marrë një qytetari 3 mijë euro për t'i dhënë një certifikatë pronësie.

Elvis Bajaziti, 29 vjeç dhe shoferi i tij që ishte në rolin e sekserit, Aurel Tiranishti, 35 vjeç ishin nën mbikëqyrje prej disa ditësh. Me urdhër të prokurorisë, Bajaziti është mbajtur nën përgjim deri në momentin e arrestimit në flagrancë.

Mbi të dy të ndaluarit rëndojnë akuzat: “Korrupsioni pasiv” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojne funksione publike”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/