13 korrik 2015 – Vladimir Gjuta, i akuzuar si autori i vendosjes së sasisë së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, do të vazhdojë të qëndrojë prapa hekurave.
Në një seancë të mbajtur me dyer të mbyllura këtë të hënë, gjykata ka refuzuar kërkesën e të pandehurit për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.
I maskuar me një paruke, Gjuta u arrestua muajin e kaluar në tunelin e Kalimashit, në një operacion të forcave të policisë dhe atyre të RENEA-s, pas një periudhe të mbajtur nën vëzhgim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/