13 korrik 2015 – Arrestohet një 28-vjeçar nga Kavaja, i akuzuar për përdhunimin e një vajzë të mitur, vetëm 13 vjeçe.

Ai është shtetasi Klodian Lila, i cili ra në prangat e policisë pas denoncimit nga ana e mamasë së të miturës.

Vajza me iniciale A.Zh., së bashku me mamanë shkuan në polici për të denoncuar Lilën më 7 korrik, vetëm një ditë pasi vogëlushja vendosi t’i rrëfente së ëmës se çfarë kishte ndodhur me të.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo është përdhunuar për një muaj me radhë nga fqinji i saj Klodian Lila. E mitura kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, nga frika se ai e kishte kërcënuar që do ta vriste atë ose ndonjë prej prindërve në rast se do të tregonte.

Pas denoncimit, vogëlushja nga Kavaja iu nënshtrua dhe një ekzaminimi mjeko-ligjor që provoi përdhunimin, shkruan “Panorama”.

Frika dhe makthet e vajzës morën fund dhe 28-vjeçari tashmë do të dalë para drejtësisë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/