12korrik 2015 – Vetëm 13 vjeç trondit Tiranën duke qëlluar me automatik. Policia u sinjalizua për ngjarjen që ndodhi rreth orës 13:00 në zonën e Alliasit, pa e ditur moshën e autorit që gjuante me armë zjarri. Pasi kanë shkuar në vend u identifikua se autor ishte i mituri me inicialet K.C. Atij iu kap arma me 30 fishekë. Mësohet se fëmija ishte problematik dhe ishte shoqëruar disa herë në polici, por për shkak të moshës u la i lirë. Sot ai u arrestua në flagrancë, por do vendosë gjykata se çfarë do të caktojë për të.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/