11 korrik 2015 – Një bari është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në malin e Gramozit në Ersekë, pas një konflikti me një tjetër bari.
26-vjeçari Mario Laho nga fshati Starje, u vra nga bariu 54-vjeçar, shtetasi A.I., banues në Kreshovë.
Të dy barinjtë, sipas informacioneve të policisë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për çështje banale. Dyshohet për punën e kullotave të bagëtive.
Pas vrasjes së bariut 26-vjeçar, policia e Ersekës ka nisur kontrollin në malin e Gramozit, për të kapur autorin e dyshuar.
Gjithashtu është kërkuar dhe ndihma e palës greke për kapjen e 54-vjeçarit nga Kreshova, i cili dyshohet të jetë i armatosur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/