11 korrik 2015 – Mbesa qëllon me thikë hallën e saj se nuk donte që kjo e fundit t’i shkonte në shtëpi. Kjo ngjarje sa e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur para dy ditësh në Tiranë. Policia e kryeqytetit bën me dije se mbesa 29-vjeçare Pavlina Pishaj u arrestua, ndërsa halla e saj 53-vjeçare M.H., pas plagëve të marra ndodhet në spital dhe fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Hallë e mbesë kanë pasur konflikte të tjera dhe më herët, Pavlina Pishaj i kishte kërkuar hallës që të mos i shkelte më në derë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/