10 korrik 2015 – Një milion produkte të falsifikuara që vinin nga Shqipëria janë sekuestruar nga Policia Financiare e Romës në aeroportin e Fiumiçinos “Leonardo da Vinçi”.
Rreth 600 mijë prezervativë, 500 mijë medikamente farmaceutike dietike, 150 mijë artikuj bizhuterie falsë të firmave të njohura dhe rreth 20 mijë pjesë këmbimi mekanike, të sekuestruara më 7 korrik, vinin nga një magazinë në Shqipëri, por të prodhuara në një fabrikë në Kinë.
Pas analizave laboratorike, rezultoi se të gjitha produktet ishin realizuar me materiale mjaft të dëmshme për shëndetin dhe jashtë çdo standardi sigurie.
Hetimet ndaj këtij operacioni janë ende të hapura, dhe deri tani janë arrestuar rreth 20 persona me nënshtetësi kineze.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/