9 korrik 2015 – Dy ditë pasi tentoi të vrasë gruan e tij me thikë pranë Stacionit të Trenit në Durrës, është arrestuar autori i krimit, 48-vjeçari nga Kavaja, Lutfi Beli.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, kur 48-vjeçari, pas një konflikti çasti me bashkëshorten e tij 35 vjeçe, ka tentuar ta vrasë duke e qëlluar disa herë me thikë në trup (Lexo: Durrës, tenton të vrasë gruan me thikë te Stacioni i Trenit).
Fatmirësisht, sot raportohet se 35-vjeçarja tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ajo vijon të qëndrojë në spitalin ‘Nënë Tereza” në Tiranë për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërsa, bashkëshorti me të cilin është dhe në proces divorci, tashmë do të vihet para drejtësisë për akuzat “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/