DURRËS, 8 korrik 2015 –  Vapa e menjëhershme me temperatura të larta të këtyre ditëve të para të korrikut ka “zgjuar” karkalecin, inskektin e tmerrshëm që gllabëron gjithçka të gjelbër. Kreu i drejtorisë rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Vasip Habili thotë se qindra hektarë tokë në komunat e qarkut të Durrësit janë infektuar nga karkaleci. Vërshimi i tij ka dëmtuar shumë prej të mbjellave të fermerëve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Habili u bën thirrje fermerëve të raportojnë për sipërfaqet e tokave të infektuara nga karkaleci, apo në rrezik prej tij, për të përfituar nga ky aksion i dezinsektimit që po realizohet nga kompania e kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Sipas Habilit, qeveria dhe diksteri kanë akorduar fondet përkatëse.

 

 

 

/red. ekon. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/