8 korrik 2015 – Arrestohen dy të rinj nga Durrësi që mbanin muzikën në shtëpi me volum të lartë.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se punonjësit e Rendit Publik, pasi i shkuan në shtëpi 25-vjeçares Vojsava Brami,e cila ndodhej së bashku me 28-vjeçarin Taulant  Glloga, nën shoqërinë e tingujve të lartë të muzikës, ata jo vetëm që nuk kanë pranuar ta ulin volumin, por madje i kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Por, dy të rinjve iu vunë prangat, të cilët tashmë do të hetohen nga Prokuroria e Durrësit, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe“Prishja e qetësisë publike”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/