8 korrik 2015 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 48-vjeçar nga Kavaja ka tentuar të vrasë me thikë gruan e tij, me të cilën është duke u ndarë.
“Në afërsi të Stacionit të Trenit, në konflikt e sipër me bashkëshorten e tij, shtetasen D.B., 35 vjeçe, të cilët janë në proces divorci, ka tentuar ta vrasë duke e qëlluar disa herë me thikë”, njofton Policia e Durrësit.
Si pasojë, 35-vjeçarja ndodhet në gjendje serioze për jetën në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të 48-vjeçarit me iniciale L.B., i cili është shpallur në kërkim.
Autori i krimit do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





