8 korrik 2015 – Është shënuar viktima e parë e krizës greke dhe fatkeqësisht ai është një shqiptar.

“Një 59-vjeçar u rrëzua dhe më pas vdiq, ndërsa ishte në radhë përpara një bankomati në Greqi”, shkruan prestigjiozja britanike “The Mirror”, e cila citon mediet greke.

59-vjeçari ishte me origjinë shqiptare dhe po priste para një banke në Larisa, për të tërhequr një pjesë të parave të pensionit, kur në ato momente shfaqi probleme shëndetësore.

Njerëzit e pranishëm në radhë nxituan ta ndihmojnë, por kur mbërriti në spital, shqiptari fatkeqësisht nuk kishte puls.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/