DURRËS, 7 korrik 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton më 7 korrik 2015 se komisariati i Krujës arrestoi në flagrancë 33-vjeçarin Blerim Dema, banues në Fushë-Krujë. Blutë shpjegojnë se 33-vjeçari, të hënën, më 6 korrik 2015, ka shkuar në forcat e rendit dhe denoncoi se dy persona të maskuar dhe me thikë i kanë vjedhur 30 000 lekë në banesë. Por, pas verifikimit, doli se Dema i kishte humbur paratë në kazino. Kuptohet, para prokurorisë do të përgjigjet për veprën penale të kallëzimit të rremë.
Shënim: Foto nga arkivi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





