7 korrik 2015 – Arrestohet në flagrancë shkaktarja e aksidentit të djeshëm në ish-Kënetë, ku  mbeti i plagosur rëndë një 60-vjeçar.

Efektivët e Durrësit kanë vënë në pranga Dashuri Hoxhën, 46 vjeçe nga Durrësi.

Dashuria ishte duke drejtuar Benz-in me targa ‘AA313KF’, kur ka aksidentuar këmbësorin 60-vjeçar me iniciale K.M.

Fatkeqësisht, goditja për këmbësorin rezultoi e rëndë, dhe për pasojë ai ndodhet në gjendje serioze për jetën në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ndërsa, mbi 46-vjeçaren tashmë të prangosur, rëndon akuza e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/