7 korrik 2015 – “Vrasim sepse kështu e urdhëron Sheriati. Ne kur i presim kokën dikujt, e bëjmë sepse i bindemi sheriatit.”
Ky është rrëfimi tronditës që ka bërë një xhihadiste italiane për ‘Corriere della sera’ nëpërmjet një lidhjeje me anë të Skype-t.
Ajo është Maria Giulia, e konvertuar tashmë në një myslimane, e cila mban dhe emrin islam Fatima az Zahara.
Duke bërtitur nga mikrofoni, në çdo fjalë që nxjerr nga goja, Fatima të trondit me atë çka thotë. Sipas saj, ata që dënohen me prerje koke janë hajdutë, hipokritë dhe veprojnë si spiunë në Shtetin Islamik.
“Kjo nuk është robëri, por nder. Mjaft më me të njëjtat argumente. Është e kotë të vësh në pikëpytje torturën, brigadat e grave dhe fëmijëve që përdoren si ushtare…
Kur i presim kokën dikujt, them ne sepse edhe unë jam pjesë e Shtetit Islamik, kur e bëjmë pra këtë veprim, ne i bindemi Shariatit.”
Maria Xhulia u martua në vitin 2014 me një luftëtar të ISIS-it. Duke u bërë gruaja e një xhihadisti, ajo fitoi të drejtën të largohej dhe t’i bashkohej luftës së shenjtë. Dikur i pëlqente të bënte dhe makijazh, e ndërsa sot është kthyer në një terroriste që justifikon dhunën dhe ekzekutimet me prerje koke.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/