6korrik 2015 – Kreu i Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani kërkon varje në litar për autorin e vrasjes së dy turistëve çekë. Shullani është vetë nga Dukagjini dhe thotë se duhet që autori të gjykohet sipas kanunit.

Sipas tij, familja e autorit Sokol Mjacaj duhet të dëbohet nga fshati, t’i digjet shtëpia dhe t’i priten pemët. Ndërsa autori të varet në litar, në mes të fshatit Lotaj, pasi nuk e ka për herë të parë kryerjen e akteve kriminale.