6 korrik 2015 – Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Levan, në vendin e quajtur Liqeni.

Motori me të cilin po udhëtonin dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, është përplasur me një kamion në Levan. 

Mësohet se dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/