6 korrik 2015 – Së shpejti pritet të aplikohet sistemi i “burgjeve të hapura”, ku të dënuarit që kanë për të kryer 2 vjet dënimi mund të punojnë ose të shkollohen gjatë ditës, dhe natën të kthehen në qeli.

Lajmi është bërë publik nga zv/drejtori i burgjeve, Bledar Skënderi, ku gjatë një interviste thotë se të dënuarit deri në 2 vjet ose ata të cilët kanë për të kryer edhe 2 vitet e fundit të burgut, do të kenë mundësi që të punojnë apo të arsimohen jashtë qelive dhe më pas të rikthehen.

“Gjysmëliria do të thotë që persona të dënuar të kryejnë gjatë ditës punë ose shkollim dhe  në përfundim të rikthehen në qeli. Nga ky sistem do të përfitojnë ata persona me marzh dënimi deri në 2 vjet ose persona që u ka mbetur dy vjet nga kryerja e dënimit, për shembull një i dënuar që është dënuar me 10 vjet dhe 8 prej tyre i ka kryer”, u shpreh Skënderi.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/