6 korrik 2015 – Në pikën më të lartë në veriun e Shqipërisë, në Jezercë, alpinistët shqiptarë nderojmë kujtimin e turistëve çekë që u vranë në vendin tonë.
Ata kanë valëvitur flamurin çek, në shenjë respekti për Anna Kosinova-n dhe Michael Svatos-in.
“I mërzitur thellë nga vrasja makabre e dy turistëve çekë, sot si shenjë solidariteti vendosa që me flamurin e Çekisë t’i përkujtojmë turistët çekë. Bleva një flamur të Çekisë dhe vendosa ta sfidoj vetën dhe ta ngjis në majën më të vështirë të trojeve shqiptare, majën e Jezerces (2694 metra lartësi mbi detare) si shenjë solidariteti për turistët çekë ta shpalosim flamurin e Çekisë”, thotë alpinisti gjakovar Nëntor Oseku.
Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës bjeshkatarë nga të gjitha trojet shqiptare.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





