6 korrik 2015 – 5 muaj burg është dënimi që dha gjykata për 33-vjeçarin Saimir Qefalia, i cili prej dy vitesh përndiqte gazetaren Jonida Shehu.

Sipas dëshmisë që ka dhënë 33-vjeçari, ai e ka përndjekur gazetaren pasi dëshironte bashkëpunimin e saj për realizimin e një filmi, bazuar mbi një roman të shkruar prej tij. I dërgonte mesazhe në telefon dhe në postën e saj private në ‘Facebook’, ku madje i shprehte dashurinë dhe i kërkonte një lidhje.

Qefalia përfundoi prapa hekurave në mars të këtij viti, pas kallëzimit të bërë nga Shehu. Por, më 2 korrik, Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 muaj heqje lirie për akuzën e përndjekjes, dhe pas kësaj Qefalia u lirua për shkak se dënimi i tij ishte kryer me kohën e paraburgimit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/