· Arrestohet dhe një 16-vjeçar në Nikël, kishte mbjellë 17 bimë marijuane
DURRËS, 5 korrik 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës bën të ditur se komisariati i Krujës ka përfunduar me sukses operacionin “Shelqet 2015”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë Shaqir Kroj, 55 vjeç, banues në Krujë. Nga një kontroll i ushtruar në fshatin Shelqet të Niklës u kap duke kultivuar 3 541 rrënjë kanabis. Bimët u dogjën në vend dhe 10 prej tyre u morën si provë materiale.
Po ashtu, u arrestua në flagrancë 16-vjeçari E. C., banues në Nikël, të cilit, gjatë kontrollit në tokën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan 17 rrënjë kanabis.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/