5korrik 2015 – Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi sapo ka fituar mandatin e dytë për të drejtuar qytetin e tij nën siglën e PS-së. Në të njëjtën kohë ai po pret të bëhet baba për herë të dytë, pas vajzës 18 muajshe, fryt i martesës me bashkëshorten, Irisa Guma. Fotografia është postuar në FB nga vetë Rroshi, gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Në vitin 2011 kujtohet ngjarja me ish-të fejuarën e Rroshit, Griselda, e cila sajoi një shtatzëni të rreme. Pas dy vitesh Rroshi u martua me stomatologen Guma, nga e cila pret fëmijën e dytë.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”