4 korrik 2015 – Policia e Korçës ka vënë në pranga një 26-vjeçar me akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Ai është Denis Xhika, i cili u arrestua këtë të shtunë, pasi mbrëmjen e një dite më parë (3 korrik) ka përdhunuar të miturën 15-vjeçare me inicialet D.R., bëjnë të ditur burime zyrtare të policisë lokale.

Materialet hetimore ndaj 26-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/