4 korrik 2015 – 30 mijë shpërblim ka ofruar Policia e Shtetit për këdo që jep informacion të saktë në lidhje me autorët e vrasjes së dy turistëve çekë, që u gjetën të pajetë mbrëmë në Dukagjin.
Policia garanton ruajtjen e anonimatit të plotë për personin që do të ndihmojë në dhënien e informacioneve të vlefshme për vrasësit.
Deri më tani nuk ka ende asnjë të arrestuar, por janë shoqëruar rreth 30 persona në polici për t’u pyetur.
Numri i vënë në dispozicon nga policia është ky: 0694103984.
Udhëtimi i dy çekëve në veriun e Shqipërisë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe përfundoi në tragjedi, të cilët u vranë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Prekal të Dukagjinit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/