3korrik 2015 – Merr tjetër rrjedhë ngjarja e raportuar fillimisht si aksident i dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Policia ka deklaruar se dy turistët çekë ranë në greminë në fshatin Prekal, jo si pasojë e aksidentit, por pas sulmit me armë nga persona që donin t’i grabisnin.
Mësohet se viktimat, një vajzë dhe një djalë, ishin pjesë e një grupi turistësh nga Çekia që kishin ngritur çadra kampingu në këtë zonë malore. Dy të rinjtë kanë nisur rrugëtimin me mjetin e tyre “Nissan” kur kanë rënë në pritën e grabitësve. Banorët e fshatit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri.
Është ende e pazbardhur nëse turistët janë vrarë e më pas janë hedhur në greminë për të fshehur gjurmët apo në tentativë për t’u larguar kanë dalë nga rruga.
Trupat e tyre janë ende në makinë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”