3korrik 2015 – Dy turistë çekë dyshohet se janë viktimat e një aksidenti të rëndë të ndodhur në fshatin Prekal të Dukagjinit. Ata po udhëtonin me një makinë, kur në një rrugë të vështirë, dolën nga aksi për të përfunduar në greminë. Turistët kanë gjetur vdekjen në vend.
Janë mbi 10 shtetas çekë që kanë humbur jetën në zonën e Dukagjinit për shkak të aksidenteve apo në një rast, 3 studentë u zhdukën në rrethana misterioze. Megjithatë, nuk janë ndalur në vizitat e tyre në alpet shqiptare, pasi i krahasojnë me ato zvicerane, por çmimet në vendin tonë janë më të lira.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”