3korrik 2015 – Gati 50 metra nga vendi ku mbeti i vrarë oficeri i RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha, u zbulua sot një arsenal armësh. Sipas policisë, ato ishin fshehur në një pusetë dhe dyshohet se mes tyre të jetë arma që qëlloi për vdekje 31-vjeçarin dhe plagosi dy kolegët e tij. Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës për të zbuluar shkencërisht nëse me të u qëllua mbi uniformat blu.
Aktualisht janë arrestuar anëtarët kryesorë të grupit të zjarrit që qëlloi mbi policinë. Nga hetimet rezulton se qëllimi i tyre ishte rikthimi i kohës së kultivimit në masë të hashashit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”