3 korrik 2015 – Këto foto të publikuara nga ‘Lëvizja pro jetës’ tregojnë se aksidentet e ndodhura kohët e fundit në zonë e plazhit në Durrës, kanë qenë aq të fuqishme sa kanë shkulur dhe palmat nga vendi.
Në njërën prej tyre tregohet dhe një makinë, e cila pasi ka goditur dhe ka shkulur një palmë, është përmbysur, por fatmirësisht ka përfunduar vetëm me plagë të lehta te drejtuesi i mjetit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





