3 korrik 2015 – Ndarja e bujshme e çiftit Ben Affleck dhe Jennifer Garner mesa duket ka ardhur për shkak të ish-partneres së parë të Ben-it, Jennifer Lopez-it.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Ben dhe J.Lo kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin muajt e fundit, që pas takimit te çmimet Oscar, këtë vit.

Pas flirtit në Oscar, Lopez dhe Affleck kanë shkëmbyer vazhdimisht e-maile dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortes së tij, Garner.

 

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/