30qershor 2015 – Një bandë e shfrytëzimit të prostitucionit u zbulua në Napoli. Policia italiane arrestoi 6 shqiptarë dhe një vendas. Ata vepronin në zonën “Mercato Vicaria” në Napoli. Sipas hetimeve, grupi i shqiptarëve i merrnin vajzat në Shqipëri për t’i trafikuar.

Në fillim ato shfrytëzoheshin për prostitucion në vende të ndryshme, më pas ktheheshin në Napoli, ku i merrte në patronazh një tutore, e cila kontrollonte dhe instruktonte vajzat e reja. Këto të fundit, të cilat abuzoheshin në mënyrë të dhunshme bashkëpunuan me hetuesit, duke zbuluar dhe të gjithë grupin.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”