30 qershor 2015 – Dënohet me 5 vite burg Uarda Çota, shkaktarja e aksidentit të 29 dhjetorit, ku humbi jetën djali i izh-zëvendësministrit të Brendshëm, Avenir Peka.

Prokuroria kishte kërkuar 8 vite për Çotën, por Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 vite heqje lirie.

29-vjecarja po i jepte makinës me shpejtësi dhe ishte në gjendje të dehur duke shkaktuar një aksident automobilistik, i cili rezultoi fatal, duke i shkaktuar vdekjen djalit 11-vjecar të familjes Peka.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/