29qershor 2015 – Lazarati për pak shënoi një tjetër viktimë. Këtë herë është një i arrestuar për sulmin me armë ndaj policisë një vit më parë, në operacionin antikanabis. Edmond Boci, i burgosur në Bënçë të Tepelenës ka tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur një brisk rroje. Ai u diktua në momentet e fundit të aktit vetëflijues nga një gardian, i cili arriti ta ndalte. Për shkak të gjendjes së rëndë është bërë transportimi i 48-vjeçarit drejt spitalit të Tiranës. Dyshohet se bëhet fjalë për një gjendje depresive ku ishte futur Boci.

Javën e shkuar, në Lazarat u vra një efektiv i forcave Renea gjatë patrullimit në fshat për persona që lëviznin të armatosur.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”