29 qershor 2015 – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, i cili ka shkaktuar 4 viktima.

Ngjarja u shënua në fshatin Drithas pranë aksit Korçë-Pogradec, pasi një furgon mallrash doli nga rruga dhe ra nga Ura e Drithasit, ndërsa mësohet se viktima të këtij aksidenti mbetën dy meshkuj dhe dy gra.

Viktimë mbeti drejtuesi i mjetit 29-vjeçari Ergi Mandija, banues në Lushnjë, Deljon Qerreti, 24 vjeç nga Lushnja, Merita Hyka, 41 vjeç dhe shtetasi i mitur A.H. 15 vjeç.

Efektivët e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/