27 qershor 2015 – Arrestohet një baba që nuk u jepte për të ngrënë fëmijëve të tij.

Ai është shtetasi Lirim Belollari, 44 vjeç nga fshati Hudënisht i Pogradecit, i cili ra në prangat e policisë mbrëmjen e kaluar.

Ndalimi i tij është bërë për arsye se keqtrajtonte fëmijët e tij, të cilëve nuk u jepte mjete jetese.

Belollari në nëntor të vitit 2014 ishte dënuar nga gjykata me 1 muaj e 15 ditë burg për këtë vepër penale.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/