26 qershor 2015 – Gjithë inat dhe irritim ka postuar një status në faqen e saj në Facebook, këngëtarja kosovare Adelina Ismaili. Ajo ka shpërthyer kundrejt disa ministrave, deputetëve, kriminelëve, gjyqtarëve, biznesmenëve etj., të cilët për vite me radhë kanë dashur që ta kenë Adelinën grua apo dashnore, dhe tashmë e luftojnë atë ditë e natë që kur ajo është martuar me personin që dashuron.

Sipas këtij statusi, Adelina kërcënon të gjitha këta burra që të ndalin gënjeshtrat dhe sulmet në adresë të saj, osë në të kundërt ajo do të flasë e do të tregojë disa të vërteta për ta.

Statusi i Adelina Ismailit:

“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendësministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurr nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar. Por as kurr nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e KURR hiq ju. Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar më atë që unë e DUA.

As të montoni gjykata fallse të Eulexit ku disa milic të dështuar të shteteve të huaja, vet pyesin e vet përgjigjen. Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim timin, ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI.

Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe cfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën. Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhën egërsira. Kam duruar vëtëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia. E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen.

Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folet, do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do fillloj të flas të vërtetën tuaj.
Adelina Ismaili.”

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/