24 qershor 2015 – Një gafë është quajtur oferta e re e kompanisë së patatatinave të famshme Pringles. Ditët e fundit, në supermarkete të Londrës janë konstatuar se pakot me patatina ishin pozicionuar në vende të dukshme, enkas për besimtarët myslimanë që po agjërojnë. “Ofertë për Ramazan” shënohej mbi to, me qëllim që në këto ditë të agjërimit, besimtarët që i pëlqejnë patatinat të mund t’i hanë me shijet që nuk janë të ndaluara me fe. Por, gabimi është konstatuar nga vetë klientët. Shënimi i ofertës për myslimanët është bërë pikërisht tek Pringles me shije proshute derri, totalisht i ndaluar për fenë islame.

Kompania reagoi më vonë, duke deklaruar se ka qenë një gabim në vendosjen e ofertës mbi pakot e patatinave. Sipas saj janë tërhequr nga tregu të gjitha ato me proshutë dhe oferta rikthehet për shijet e tjera, që nuk janë të ndaluara me fe.

 

 

Agjencia  e lajmeve “Dyrrah”