24 qershor 2015 – Tre prej personave që policia u nxori emrat si pjesë të grupit të zjarrit që sulmoi me armë mëngjesin e sotëm në Lazarat, deklarojnë se nuk kanë gisht. Dy prej tyre, Jeton Kalemi dhe Xhemil Gjolleshi shkuan në studio televizive, duke thënë se nuk kishin qenë prej kohësh në Lazarat, ndërsa një tjetër, Eligent Basha, u dorëzua në policinë e Gjirokastës. Ndërkohë, forcat speciale po gjejnë mundësinë për të hyrë në brendësi të Lazaratit, ku sot u ekzekutua efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe u lënduan dy kolegë të tij. Një vit më parë policia ndërmoi superoperacionin antikanabis në Lazarat, i cili nuk pati asnjë pasojë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”