24 qershor 2015 – Një grua nga Vlora është kërcënuar me jetë nga një person ende i paidentifikuar.

45-vjeçarja, Arta Xh., biznesmene në Vlorë, ka rrëfyer se është kërcënuar me jetë, nëse deri në fund të këtij muaji nuk dorëzon plot 100 mijë euro.

Kërcënimi është bërë ditë më parë por vetëm para dy ditësh, 45-vjeçarja ka bërë denoncimin.

Pas vënies në dijeni të situatës, policia është vënë në ndjekje të autorit, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë nga ai.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/