22 qershor 2015 – Një 36-vjeçar që ishte në kërkim pasi ka tentuar të vrasë vëllanë e tij, ka rënë sot në prangat e policisë së Vlorës.
Uniformat blu arrestuan Vullnet Zekajn në banesën e tij në lagjen ‘24 Maji’, pasi më 2 maj ka tentuar të vrasë me thikë vëllanë e tij, T.Z.. Ky i fundit është dëmtuar dhe ka marrë mjekimin e duhur në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.
36-vjeçari Zekaj akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/